Ndryshe nga komunat tjera, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga erdhi në këmbë në atë të Prishtinë.
Por, këtu askush nuk e priti në hyrje të objektit. Bile, kryetari Shpend Ahmeti erdhi pas presidentes.
Në takimin e presidentes, bashkë me kryetarët e odave ekonomike të Kosovës, Amerikës e Gjermanisë, me kryetarin e zyrtarët e Komunës së Prishtinës u tha se u bisedua shumë për ekonominë në Prishtinë, raporton Klan Kosova.


