Afrohet Reali, CR7 shënon nga gjuajtja e lirë (Video)

PUBLIKUAR

Përkundër mungesave të shumta në formacion, Real Madridi e ka pasur të lehtë triumfin (3-0) kundër Eibarit në Santiago Bernabeu.

Pasi dominuan pjesën e parë, Los Blancos ishin komod me epërsinë kur arbitri dha shenjë që skuadrat të shkonin në pushim, pasi kishin shënuar dy gola.

Cristiano Ronaldo ekzekutoi një gjuajtje të lirë, të cilën nuk e perceptoi mirë portieri mysafir dhe përfundoi në rrjet (21’).

Një harkim të mirë nga Arbeloa e shfrytëzoi Javier ‘Chicharito’ Hernandez për të shënuar me kokë (31’).

Rastet e vendasve ishin të shumta edhe gjatë fraksionit të dytë, mirëpo mungoi konkretizimi. Por, kjo zgjati deri në minutën e 83-të.

Me një solo aksion, Jese Rodriguez depërtoi në zonë dhe shënoi një gol të bukur.

Kujtojmë që në këtë ndeshje për Mbretërit nuk luajtën të suspenduarit Toni Kroos e James Rodriguez, si edhe të lënduarit Gareth Bale, Sami Khedira e Fabio Coentrao.

Carlo Ancelotti la në bankën rezervë Iker Casillas, Daniel Carvajal e Karim Benzema, kurse nga minuta e parë luajtën Keylor Navas, Alvaro Arbeloa e Javier Hernandez. Po ashtu, startues ishin edhe Asier Illarramendi, Luka Modric e Jese.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ka vetëm një pikë më pak se Barcelona që këtë javë luan kundër Sevillas. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...