Afrohet City, nuk e lë të qetë Chelsean

PUBLIKUAR

Afrohet City, nuk e lë të qetë Chelsean

Tre gola i ka shënuar Manchester City në udhëtimin në St. Mary’s Stadium kundër Southamptonit.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, porse pak minuta brenda të dytës, Yaya Toure mori një top nga Aguero dhe goditja e tij ishte e pandalshme (51’)

Në minutën e 74, mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Eliaquim Mangalas me kartonin e dytë të verdhë, por kjo nuk i pengoi që të shënonin edhe dy gola të tjerë.

Milner u angazhua mirë nga e majta dhe me qetësi pasoi te Frank Lampard, i cili e dërgoi topin në rrjet (80’).

Gael Clichy realizoi golin e tretë në këtë ndeshje dhe të parin personal për klubin (88’). Lampard dhe Aguero që dha asistin i ndihmuan për arritjen e këtij qëllimi.

Manchester City është në vend të dytë në tabelë me 27 pikë, gjashtë më pak se Chelsea që është në krye të tabelës. /Telegrafi/


 

Fotografia: Reuters

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...