Afro 30 minuta lojë shtesë në ndeshjen Angli – Iran, çfarë kishte paralajmëruar Collina lidhur me këtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

fër 30 minuta shtesë në ndeshjen Angli – Iran befasuan shumë, por ish-gjyqtari i njohur, Pierluigi Collina, ka shpjeguar pse koha do të ishte më e gjatë në ndeshjet e Kupës së Botës.

“Tre Luanët” shënuan fitore me rezultatin 6:2, në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës – transmeton Gazeta Express.

14 minuta shtesë ishin në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje, kurse 10 minuta në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë ishte rasti me portierin e Iranit, Alireza Beiranvand, i cili mori ndihmë nga stafi mjekësor pas përplasjes me kokë me shokun e tij të skuadrës, Majid Hosseini, me portierin që pastaj u zëvendësua nga loja. VAR-i gjithashtu mori pak kohë për një penallti të mundshme për Anglinë.

Koha e gjatë e te lëndimi i portierit befasoi shumë, por Collina kishte paralajmëruar javën e kaluar se tifozët duhet të prisnin situata të tilla në Katar.

“Ajo që ne bëmë tashmë në Rusi [2018] ishte llogaritja më e saktë e kohës për t’u kompensuar”, tha për “ESPN” kryetari i komitetit të gjyqtarëve të FIFA-s.

“Ne u thamë të gjithëve që të mos habiten nëse e shohin zyrtarin e katërt duke ngritur tabelën elektronike me një numër të madh në të, gjashtë, shtatë apo tetë minuta. Nëse doni më shumë kohë aktive, ne duhet të jemi gati për të parë këtë lloj kohe shtesë të dhënë. Mendoni për një ndeshje me tre gola të shënuar. Një festë zakonisht zgjat një, një minutë e gjysmë, kështu që me tre gola të shënuar, humbisni pesë ose gjashtë minuta”, shtoi ai.

“Ajo që duam të bëjmë është të llogarisim saktë kohën e shtuar në fund të çdo pjese. Mund të jetë zyrtari i katërt që e bën këtë, ne ishim të suksesshëm në Rusi dhe presim të njëjtën gjë në Katar. Nuk po flas për ndërhyrjen e VAR-it, kjo është diçka e ndryshme dhe e llogaritur në mënyrë shumë precize nga video-asistent gjyqtari”, tha tutje ish-gjyqtari italian.

“Edhe në kohën kur isha gjyqtar, informacioni [për kohën shtesë] erdhi nga gjyqtari i katërt, ju jeni shumë të fokusuar në atë që po ndodh dhe është e mundur të mos merrni parasysh diçka. Është gjyqtari i katërt që zakonisht propozon sasinë e kohës së shtuar dhe gjyqtari lihet të vendos dhe vendos”, deklaroi Collina.

Pierluigi Collina është ndoshta gjyqtari më ikonë në historinë e futbollit. Ai u zgjodh gjashtë herë radhazi si gjyqtari më i mirë i vitit dhe u emërua Kryetar i Komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-s në vitin 2017. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...