Afgani e gjymton gruan shtatzënë pa arsye (Foto +16)

PUBLIKUAR

Një grua nga Afganistani veriore është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi burri i vet e ka rrahur atë gati për vdekje, duke ia prerë pjesërisht edhe organet gjenitale, njofton familja e saj.

Incidenti ka ndodhur në rrethinën Ashkamish të provincës Takhar, raporton BBC, përcjell Express.

Viktima, e cila është në të 20-tat e saj, ka thënë për BBC se nuk e di arsye pse burri e ka rrahur aq keq.

Edhe pse sakatime të këtilla janë të rralla në Afganistan, raportimet për dhunë kundër grave janë duke i rritur.

Doktori kujdestar në klinik ka thënë se viktima ka qenë shtatzënë në muajin e gjashtë, por e ka humbur foshnjën si pasojë e dhunës.

Ajo thotë se burri i saj e ka sulmuar pa arsye me një shkop të madh druri, ia ka prerë flokët me gërshërë si dhe ia ka rruar disa pjesë të kokës.

Po ashtu, ajo thotë se nëna dhe motra e burrit e kanë ndihmuar burrin që ta lidhin atë me konop dhe ta rrahin kokë e këmbë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...