Aeroplanët luftarakë rusë fluturojnë shumë ulët mbi luftanijen amerikane (Video)

PUBLIKUAR

Luftanija amerikane USS Donald Cook duke lundruar në Detin Baltik, gjatë kësaj jave është ballafaquar me dy situata të pazakonta, pasi dy aeroplanë luftarak rusë të paarmatosur, kanë fluturuar shumë ulët mbi anijen amerikane, raporton CNN.

Zyrtarët e marinës amerikane nuk kanë pranuar të komentojnë asgjë rreth këtij incidenti, por brenda Pentagonit është ndezur një debat i ashpër në lidhje me publikimin e videos dhe fotografive të aeroplanëve rusë, të cilët fluturuan mbi luftanijen amerikane, transmeton Telegrafi.

Raportet fillestare tregojnë, se “takimi” mes aeroplanëve luftarak rusë dhe luftanijes amerikane ka ndodhur gjatë të martës mbrëma në ujërat ndërkombëtare.

Kjo nuk është hera e parë që luftanijet amerikane dhe aeroplanët luftarakë rusë takohen befasisht në ujëra ndërkombëtare, por derisa fluturimet kryhen në mënyrë të sigurt nuk ekziston ndonjë shqetësim.

Por kësaj radhe, incidenti i krijuar ka quar ekuipazhin e luftanijes amerikane në huti dhe pasiguri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...

Një javë pas vjedhjes, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin...

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...