Adrola Dushi ishte shoqëruese e Ardit Gjebreas në moderimin e festivalit “Kënga Magjike” që u mbajt javën që kaluar.
Modelja dhe ish-mssi u komplimentua për paraqitjen e saj në të tirja netët e festivalit, ku si çdo herë tjetër bukuria e saj përrallore binte në sy, shkruan Indeksonline.

Edhe tash kur kanë kaluar disa ditë nga festivali, ajo po vazhdon të sjell për adhuruesit e saj fotografi nga kjo paraqitje.
Të fundit që ka sjellur, Adrola shihet në një fustan të bardhë dhe të gjatë i cili ia vinte në pah linjat e mrekullueshme që ajo ka.

Unike, atraktive dhe përrallore dukej Adrola edhe këtë herë.
Ndryshe, Adrola prej kohësh i ka dhënë fund martesës së saj disa vjeçare, ndërsa është nënë e një djali./Indeksonline/


