Adrola Dushi mahnit me bukurinë natyrale në paraqitjen e fundit pa grim

PUBLIKUAR

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografish ku shfaqet pa grim, duke treguar edhe një herë se bukuria e saj nuk ka nevojë për filtra apo makijazh.

Me një pamje të thjeshtë, me dritën e diellit që thekson tiparet e saj natyrale, Adrola ka marrë komente të shumta pozitive për freskinë dhe natyrshmërinë që përcjell.

Me vetulla të trasha e të formësuara bukur, lëkurë të pastër dhe buzë të buta, paraqitja e saj ka vërtetuar pse ajo konsiderohet një nga femrat më të bukura në showbiz-in shqiptar.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Përkrah fotografisë, Adrola shkruan vetëm “Lately”, duke treguar pamje nga ditët e fundit, ku ka ndarë momente të qeta, reflektuese dhe plot stil.

Ky postim vjen si një mesazh i qartë për vetëpranimin dhe bukurinë reale, duke frymëzuar shumë ndjekëse që të ndihen rehat me veten.

Adrola Dushi, një emër i konsoliduar në botën e modës, tregon se eleganca e vërtetë nis nga thjeshtësia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...