Kampionët e Turqisë, Beshikatashi, kanë konfirmuar se janë në bisedime me Barcelonën për ta trasnferuar mbrojtësin Adriano
Adriano ishte afër transferimit te Lazio, por pas largimit të trajnerit, Marcelo Bielsa, Beshiktashi është hedhur në sulm për lojtarin, njofton klubi turk në sajtin zyrtar të klubit.
Sipas mediave turke, Adriano do t’i kushtojë kampionëve një milionë euro, derisa braziliani do të përfitojë 2.4 milionë në sezon te Beshiktashi.
Adriano pritet të arrijë gjatë ditës së sotme në Turqi, derisa nesër do t’i kryejë testet mjekësore. /Express/



