Adriana Matoshi drejt fejesës?

PUBLIKUAR

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi tash e një kohë po e shijon lidhjen e dashurisë me Keith Groeneveld, shkruan lajmi.net.

Prej kur e bënë publike lidhjen, dyshja janë pothuajse çdo herë të pandarë, ndërsa duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Madje, duket se çifti kanë vendosur që të marrin një hap tjetër në lidhjen e tyre e që është fejesa.

Adriana postoi një fotografi në Instagram, në të cilën ajo iu kundërpërgjigj gjithë atyre që e kritikuan për moshën.

Në mesin e komenteve të shumta nuk mungoi as ai nga Keith, ku vendosi një unazë me emoji dhe një pikëpytje.

E gjithë kjo ishte në formë të një propozimi virtual për fejesë, ndërsa përgjigja e Adrianës ishte “Po”.

Ndryshe, Adriana Matoshi në zgjedhjet e fundit fitoi një karrige të deputetes në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...