Adoleshenti që shënoi në debutimin e tij për Italinë: E pamundur të mos mësosh nga Ronaldo

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Moise Kean shënoi gol në debutimin e tij të plotë në Kombëtaren italiane dhe beson se ky është vetëm fillimi për të. Ylli i ri i Juventusit ka thënë se fakti që stërvit përkrah Cristiano Ronaldon, ka bërë që ai të mësojë shumë tashmë.

19-vjeçari u bë lojtari i dytë më i ri që shënon në fanellën e Italisë dhe e bëri këtë në ndeshjen e tij të parë në fitoren 2:0 ndaj Finlandës, transmeton Gazeta Express.

“Gjithmonë përpiqem të jem gati dhe të stërvit rregullisht në mënyrë që të jem i përgatitur. Jam shumë i lumtur dhe tejet i motivuar për të vazhduar me punë të zellshme. Kam shumë rekorde për t’i thyer dhe atë qëllim e kam”, tha Kean.

Ai beson se fakti që në klubin e tij stërvit përkrah Cristiano Ronaldos i ndihmon atij shumë.

“Natyrisht, është e pamundur të mos mësoj çdo ditë kur stërvit përkrah bashkëlojtarëve të mi në Juventus, përfshirë përkrah Cristiano Ronaldos”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...