Adnani ndihmon edhe dy familje, merr një letër prekëse nga jetimja në Fushë Kosovë (Foto/Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...
Përveç gjendjes së rëndë shpirtërore, kryefamiljarja L.B – nënë e katër vajzave jetime, ballafaqohet edhe me kushte të rënda të jetesës.

E ndërmarrësi pejan, Adnan Hyseni, sot ka qëndruar te kjo familje të cilën e ka ndihmuar me 350 euro ndihma ushqimore.

Gjithashtu ai u ka dhuruar një shumë prej 500 euro për nevoja tjera që i ka kjo familje.

Hyseni ka treguar se L.B nga Fushë Kosova, është njëra nga disa mijëra gra të cilat janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Adnani i emocionuar, në videon të cilën e ka postuar në Facebook, ka thënë se e ka marrë një letër falënderimi prej vajzës së L.B, për të cilën letër thotë se do të jetë më e shtrenjta e jetës së tij.

Ajo i ka thënë Adnanit se do ta përfundojë fakultetin dhe do t’i dal në ndihmë familjes së saj, përcjell Telegrafi.

Dhurata tjetër që e ka pranuar ai nga vajza e L.B, është edhe libri i shenjtë i myslimanëve – Kur’ani.

Hyseni ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i ndihmojnë këtë kategori të grave – gratë e dhunuara gjatë luftës, dhe të mos anashkalohen për shkak se jetës së vështirë që e kanë.

Ai sot ka qëndruar edhe në Shkup, respektivisht në fshatin Qajlan të Sarajit, ku i ka ndihmuar një familje e cila ka tre jetimë (pa baba dhe nënë) e të cilët jetojnë më gjyshin e tyre i cili përveç se është i shtyrë në moshë është edhe i verbër.

Adnani ua ka blerë orenditë kësaj familje, në vlerë prej një mijë euro. /Telegrafi/

VIZITA NE SHKUP / Sot e merkure 27 janarPas publikimit te nje video e cila na preku te gjithve un sot takova…

Posted by Adnan Hyseni on Wednesday, January 27, 2016

SHIKO MË SHUMË

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...