Adnani kalon pushimet në Kosovë?

PUBLIKUAR

adnan-januzajAdnan Januzaj mund të kalojë pushimet në vendlindjen e tij në Kosovë. Kështu të paktën njofton profili i tij në Facebook me më së shumti fansa.

Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, pritet t’i kalojë pushimet e tij në Istog, që është vendlindja e tij.

Pas përfundimit të aventurës në Botërorin e Brazilit, Adnani bashkë me babain e tij, Abedinin, kanë vendosur të udhëtojnë drejt Kosovës.

Kështu të paktën njofton faqja me më së shumti fansa e Januzajt në rrjetin social Facebook.

“Ishte një përvojë e mirë të luaja në Kupën e Botës në moshën time. Tani unë do ta vizitojë familjen time në Kosovë dhe do të përgatitem për stinorin e ri me Manchester United”, shkroi faqja e Adnanit.

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...