Adnan Rrustemi zgjedhet Kryetar i LVV-Lipjan

PUBLIKUAR

Albin Kurti u rizgjodh të krye të Vetëvendosjes. Megjithatë, nuk arriti të marrë 100% të mbështetjes.

 

0.51% e anëtarësisë së tij abstenuan, e 0.89% votuan kundër, që ai të jetë kryetar i kësaj partie që aktualisht drejton vendin.

Sidoqoftë, Kurti mori votat e 98.60% të anëtarëve të Vetëvendosjes, duke u rizgjedhur pakundërshtueshëm edhe për një mandat në krye të partisë, për katër vitet e ardhshme.

Në këtë proces janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të VV-së.

Behar Jashari është zgjedhur kryetar i organizatës ‘Rinia për Vetëvendosje’ kurse kryetare e organizatës ‘Gratë për Vetëvendosje’ u zgjodh Albulena Haxhiu, me 94.55 për qind të votave.

Përgjatë javëve, do të vazhdohet me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV-së, në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.

Bashkë me ta, u zgjodhën edhe kryetarët në këto tri pozita në nivel të komunave.

Dega e LVV-së Lipjan
– Kryetar i Qendrës, Adnan Rrustemi
– Kryetare e Grave, Shahadije Bikliqi-Dragaqina
– Kryetar i Rinisë, Blerton Vehapi

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...