Adnan Rrustemi: Qeveri antishtet!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Një strukturë institucionale nuk mund të konsiderohet apriori se përfaqëson interesat shtetërore, vetëm se është zgjedhur në bazë të procedurave kushtetuese-ligjore apo numrave shumicë në Kuvend. Aq më shumë,  në një kontekst si Kosova, ku as Kushtetuta si e tillë, për më tepër as zgjedhjet e koalicioni aktual nuk reflektojnë vullnetin e shumicës dhe interesat e tyre. Në këto rrethana, shumica, si vullnet i qytetarëve është në fakt pakicë institucionale, apo ndryshe vullneti i shumicës është pa përfaqësim. Si rrjedhojë, sistemi aktual politik as në kuptimin formal nuk përmbush qeverisje demokratike, përderisa në atë përmbajtjesor dhe të përbërjes është një qeveri antishtet.

Nuk është vetëm prania e Listës Serbe, ministrave dhe e zëvendës Kryeministrit nga kjo organizatë që e bëjnë qeverinë aktuale antishtetërore, të cilët jo vetëm që nuk e njohin Republikën, së cilës pandehët se janë emëruar që t’i shërbejnë, por deklarohen hapur dhe qartazi se Kosova është Serbi dhe se Trepça është pasuri e saj. Megjithëkëtë e përtej kësaj, është bashkimi i dy pjesëve të munguara për një kohë të së njëjtës strukturë kriminale, të cilat krimin po e ngrenë në nivel sistemi, që bashkë me pasojat po prodhon simbolet dhe ligjërimin e saj, duke u kujdesur që të sigurohen që të bëmat e tyre të errëta nuk do të luftohen, përkundrazi që qasja dhe diskursi i tyre të shumëfishohen dhe trashëgohen.

Në këtë mes, Lista Serbe dhe Jabllanoviqi janë periferia neveritëse e kësaj strukture, e cila në mënyrë aspak të sofistikuar po e nxjerrë të nënkuptueshmen dhe të pranuarën brenda Qeverisë dhe të papranueshmen nga qytetarët. Ndryshe nuk mund të shpjegohet refuzimi i Kryeministrit për të shkarkuar ministrin e tij, i cili i quajti “egërsira” nënat që presin me vite një lajm për eshtrat e djalit/vajzës së tyre dhe me këtë pritje mbesin njëra nga pak provat pamundësisht të fshehura të kujtesës sonë kolektive për dhunën e përjetuar dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.  Mospërfillja e qeverisë ndaj kërkesave të protestuesve është mospërfillje prej një “Public Enenmy” që e rrezikon shtetin nga maja e institucioneve shtetërore, duke dhunuar protestuesit dhe detyruar arratisjen e mijëra qytetarëve për në Hungari. Kur Kryeministri ulërin se protestuesit janë kundër shtetit, në fakt gjuha e tij flet për atë që po bënë ai për shtetin. Përderisa nuk ka asnjë dilemë se një ministër i tillë  nuk mund të ketë vend në Qeveri dhe se duhet të shkarkohet menjëherë, qytetarët protestues po e bëjnë atë që është dashur ta bëjnë institucionet kaherë. Prandaj dekonstruktimi i kryeministrit duhet të fillojë nga gjuha e tij dhe jo protestuesit të shtypen me dhunë në njërën anë, ndërsa në anën tjetër të përpiqet që të demonizohet kauza e tyre.

 

Hendeku në mes këtyre institucioneve që kanë marrë në mbrojtje Jabllanoviqin  dhe qytetarëve që po kërkojnë shkarkimin e tij, është një hendek i pakalueshëm nga një rrugë e tretë që nuk ekziston në fakt jashtë protestave. Andaj, kemi ose shkarkimin e tij o vazhdimin e protestave deri në përmbushjen e kërkesave. Asnjë protestë gjithëpopullore nuk mund të shtypet me dhunë policore, aq më tepër kur ka një pranueshmëri publike gati absolute për kërkesat e tyre të drejta. Ndërsa institucionet kanë kuptim vetëm kur pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve dhe janë vegla në funksion të përmbushjes së këtij vullneti, në të kundërtën së paku janë të tepërta, në mos edhe pengesë.

 

Protesta ka kërkesa konkrete dhe të qarta, madje teknokratët do të thonin edhe të matshme e të afatizuara. Gjersa  analistët “psikanalistë” së paku do të duhej të kursehen nga trajtimi i motiveve dhe qëllimeve të “padukshme” të protestës kur kërkojnë përballje moralisht të qetë në mes të qytetarëve pakufishmërisht të kufizuar dhe një strukture institucioanle e parainstitucionale pafundësisht të pakufizuar në pushtet. Nëse vërtetë besojnë në këtë që thonë, le të kërkojnë plotësimin e kërkesave të protestuesve, nëse jo për tjetër, për nevojën e përgënjeshtrimit të “analizave” të tyre. Edhepse kërkesat dhe pakënaqësia e protestuesve nuk duhet të shihen si të  lokalizuara, por duhet kthyer tek shkaqet dhe përgjegjësit e kësaj gjendje

Për aq sa Qeveria nuk përmbushë kërkesat e drejta të protestuesve, ajo jo vetëm që provokon popullin, por ngelët përgjegjëse për çfarëdo dëmtimi dhe eskalimi, ngase mosbindja qytetare në një moment të tillë jo që është e pashmangshme, por edhe një detyrë qytetare.

 

 

Adnan Rrustemi!

 

SHIKO MË SHUMË

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti po qëndron në vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë

Dje gjatë ditës në një vizitë zyrtare në qytetin e Izmirit të Turqisë, kryetari...