Adnan Merovci, njeriu që i qëndroi pranë presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi.
Kjo fotografi, shkruan ai, është bërë gjatë fluturimit për në SHBA në vitin 1994, diku mbi atlantik.
Ai, bashkë me këtë fotografi i ka bashkangjitur edhe dy thënie të presidentit Rugova: “Mos u merr me ata që edhe kur pa shkas, pa arsye, pa argumente, pa bazë dhe panjerëzisht flasin dhe shprehen me tendenca ofenduese”; “Në monizëm po gabove t’kanë vra të tjerët, në demokraci po gabove ke vrarë veten”.


