Adnan Januzaj bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

PUBLIKUAR

Futbollisti i njohur shqiptar që luan për Kombëtaren e Belgjikës, Adnan Januzaj, së fundmi është kthyer në Kosovë.

Teksa është takuar me familjarët dhe njerëzit e tij të afërt në vendlindje, Januzaj nuk ka hezituar të bëjë vizita edhe në disa prej vendeve më historike të Kosovës.

Gjatë ditës së premte, futbollisti shqiptar vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skënderajt.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqej teksa bënte homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Foto: Adnan Januzaj/InstaStory

Ai kishte shkruar “Respekt” në mbishkrimin e fotografisë, teksa në një imazh tjetër është fotografuar në shiritin ku citoheshin fjalët: “Jemi gjaku që ndjejmë në vena, jemi fryma që ne gëzojmë”.

Foto: Adnan Januzaj/InstaStory

Përndryshe Adnan Januzaj është i lindur dhe rritur në Bruksel të Belgjikës, por pavarësisht kësaj është shumë i lidhur me rrënjët e tij, Kosovën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...