“Adidas”, “Nike” e “Puma” prodhohen edhe në Lipjan (Foto)

PUBLIKUAR

timthumb
Pas fabrikës në Malishevë e cila prodhonte produkte me marka të njohura botërore, Policia e Kosovës zbulon edhe një fabrikë tjetër në Kosovë, me dyshimin që po shtypen etiketa dhe po prodhohen produkte me firmat “Nike” dhe “Adidas”.Gjatë një aksioni që ka realizuar Policia në Prishtinë, në Çagllavicë dhe në fshatin Konjuh të Lipjanit, janë gjetur prodhime që janë bërë pa autorizimin e kompanive legale, pasi që produktet e firmave “Nike” dhe “Adidas” janë të mbrojtura.
DSC07151-1405011366
Me këtë rast, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bazë të Urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtine, pas kontrollit ka gjetur në Çakllavicë ku është edhe fabrika e prodhimit, janë gjetur: 72 palë çorapë të markës “Adidas”; 1400 etiketa me mbishkrimin “Adidas”, 550 etiketa me mbishkrimin “Nike” dhe 750 etiketa me mbishkrimin “Puma”.
Produktet e gjetura janë sekuestruar nga Inspektori Tregut të MTI-së.
Lidhur me këtë rast në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar personi B.L (1985), shqiptar nga Kosova, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...