Aderime të reja në PDK

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës pret që me zgjedhjen e kryetarit të ri, do të vijnë edhe shumë personalitete që do t’i bashkohen kësaj partie. Adem Grabovci konfirmon se shumë shpejt do të ketë aderime të reja, sepse ka kërkesa për t’iu bashkuar vizionit të PDK-së.

Zgjedhja e Kadri Veselit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, po shihet nga zyrtarë të kësaj partie si shembull për të gjitha partitë tjera se si bëhet ndërrimi nga një kryetar në tjetrin.

Sipas nënkryetarit të PDK-së, njëherësh shef i grupit parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci, me Veselin në krye PDK-ja do të jetë edhe më e fortë, shkruan “Zëri”.

“PDK-ja ka një frymë të brendshme të debatit. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë rrjedha e konventës ku delegatët patën rastin kush deshi të ngrinte shqetësimet e veta të çfarëdo natyre qofshin ato. Ky është një shembull i mirë, që shpresoj të shërbejë si shembull edhe subjekteve tjera, se si duhet të bëhen ndërrimet natyrshëm nga një kryetar te tjetri. Dhe unë besoj fuqishëm se PDK-ja nga konventa e djeshme të dalë edhe më e konsoliduar”, ka thënë Grabovci.

Madje, ai paralajmëron edhe ardhje të reja në këtë parti, si nga bota intelektuale e akademike, shoqëria civile, që do ta forcojnë edhe me tutje PDK-në dhe do t’i prijnë drejt fitoreve të tjera. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...