Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri, së fundmi është përgjigjur në një pyetësor në Instagram që e ka zhvilluar me fansat e saj.
Në pyetjet e shumta, njëri nga ta e ka pyetur nëse do të pranonte të shkonte në Big Brother VIP, e për të cilin ajo tha se ka pas ftesë.
Por, këngëtarja tha se e ka refuzuar për shkak të djalit të saj dhe bashkëshortit, pas nuk mund të rri shumë gjatë larg tyre.
Foto: Adelina Tahiri/Instagram
“Realisht kam pas propozim! Po arsyeja pse nuk kam pranuar është sepse për psikologjinë e djalit nuk do të ishte shumë e shëndosh mos të isha afër tij për 3 muaj kur ati më të shumti i nevojitem! Të isha në një situatë tjetër ndoshta edhe po. Ps. Dhe pa burrin s’do bëja dot ka 3 javë që se kam pa e po vuaj! E lerë 3 muaj”, është përgjigjur Adelina.
Foto: Adelina Tahiri/InstaStory
Kujtojmë që Adelina është distancuar nga karriera e saj muzikore duke u fokusuar më shumë në jetën private dhe familjen e saj.





