Adebayor: Rosicky lëndohej për dy muaj e gjysmë vetëm po ta pyesje “Si ia çon?”

PUBLIKUAR

Tomas Rosicky, një lojtar shumë i talentuar, ka mundur të jetë yll në skuadrën e Arsene Wengerit.

Megjithatë, karriera e tij në Arsenal stagnoi që prej kur u transferua nga Borussia Dortmund për shkak të lëndimeve të vazhdueshme. Ai kaloi 10 vite në Londër dhe në vitin 2016 u largua si transfer i lirë drejt Sparta Pragës, ku tani luan dhe ka munguar në shumë ndeshje për shkak të lëndimeve, transmeton Express.

E ish-lojtari i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, është tallur me të.

Ai ka thënë për So Foot: “Unë isha lojtari më i fortë në skuadër për kundër fatit se peshoja vetëm 73 kilogramë. Chelsea e kishte Essienin dhe Ballackun, ne e kishim Rosickyn, të cilit, nëse i thoshe “Si ia çon?” do të lëndohej për dy muaj e gjysmë”.

/Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...