AC Milan janë duke shqyrtuar rikthimin e Gerard Deulofeu në Serie A
AC Milan është përkushtuar për ta kthyer Gerard Deulofeun në Serie A, por për ta bërë këtë muaj duhet të paguajë 25 milionë euro.
Skuadra italiane shpreson që të arrijë një marrëveshje huazimi e tij me Watford, por oferta e tyre fillestare është refuzuar, transmeton GazetaExpress.
Sipas Sky Sport Italia, Milani do të bëj edhe një përpjekje për ta marrë atë edhe pse skuadra nga Premier Liga kërkon shumë para për të. /GazetaExpress/


