Abrashi sërish gjuhet me vezë

PUBLIKUAR

Arban Abrashi ministër i punës dhe mirëqënies sociale është gjuajtur sot me vezë teksa po dilte nga objekti i Qeverisë së Kosovës ku morri pjesë në mbledhjen e sotme të ekzekutivit

Kjo është hera e dytë që Abrashi sulmohet me vezë.

Gjatë tetorit të vitit të ai ishte  sulmuar me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes.

LVV: Sot rreth orës 10:30, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! hodhën vezë mbi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe zëdhënësin e kësaj qeverie kriminale, Arban Abrashin.

Abrashi, sikurse ky kabinet qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova. Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës nuk ka as legalitet as legjitimitet të udhëheq me vendin. Institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, as eksponentët e këtij pushteti kriminal, nuk do t’i lëmë rehat, derisa të anulohen marrëveshjet dhe derisa të shpallen zgjedhjet e reja.

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...