Abrashi po qëndron për vizitë zyrtare në Francë

PUBLIKUAR

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë vizitës zyrtare në Francë, zhvilloi takim me homologen e tij, Myriam El Khomri, ministre e Punës, e Punësimit, Aftësimit Profesional dhe Dialogut Social, në Qeverinë e Republikës së Francës.

Në takim u diskutua për mundësitë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe përkrahjen e Francës për MPMS-në, kryesisht në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Ministri Abrashi dhe ministrja El Khomri, u zotuan që gjatë muajve në vijim të shkëmbejnë vizita teknike dhe të përgatiten për Samitin e Parisit në korrik ku theks i veçantë do t’i jepet zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe fuqizimit të rinisë.

Ministri Abrashi do të takojë edhe zyrtarë tjerë të lartë nga Ministria e Jashtme Franceze dhe deputetët e grupit për miqësi Francë – Kosovë nga Asambleja Kombëtare e Francës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...