Abott: Qeveria po kërkon një plan të arsyeshëm kohor për zbatimin e marrëveshjes, disa parti opozitare po e mbështesin

PUBLIKUAR

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott ka bërë të ditur se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po kërkon ta arrijë një plan të të arsyeshëm kohor për implementimin e marrëveshjes me Serbinë.

Ai ka thënë se e mirëpret këtë gjë dhe mbështetjen, siç ka shkruar ai, të disa partive opozitare.

“Qeveria po kërkon të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe unë e mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për ta arritur një marrëveshje dhe zbatimin e saj si dhe për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po”, ka shkruar Abott, raporton Gazeta Express.

“Kjo është një javë e rëndësishme për Kosovë. Një hap real drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike”, ka shkruar Abott. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...