Abidal: U përpjeka për ndryshimin por dështova

PUBLIKUAR

Eric Abidal i është drejtuar me një letër emocionuese tifozëve të Barcelonës pas shkarkimit të tij

Francezi ka treguar se ai ka vendosur të largohet që të martën pa pritur votën e mirëbesimit nga bordi dhe se vendimin e kishte marrë 24 orë më herët.

Eric Abidal ka insistuar se ai ka punuar shumë që Barcelona të këtë ecuri më të mirë me rezultate një gjë që ai e tregon në dorëheqjen e tij si drejtor teknik.

Abidal, i cili ishte edhe lojtar Camp Nou, u ribashkuar me Katalunasit më 2018 si pasues në rolin e Robert Fernandez.

Por, Blaugrana ka pasur rezultate jo të mira dhe ka pasur kritika për politikat e transferëve në kub, derisa Abidal po ashtu është pyetur për kritikat e tij kundër kapitenit Lionel Messi në fillim të 2020 pasi kritikikoi atë për angazhimin e tij në skuadër, angazhim që largoj në Ernesto Valverde.

“Gjatë dy viteve të kaluara, jam përpjekur për të bërë ndryshime për të cilat kam menduar se janë të rëndësishëm për skuadrën e parë”, ka shpjeguar Abidal.

“Por, pavarësisht besimit tim dhe insistim, dështova. Kjo është lamtumira e dytë që ua jap brenda dy vutëve dhe jam përpjekur shumë që ta bëj Barcelonën më të mirë”, ka thënë ai ndër të tjera. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...