Abdixhiku për aderimin e Xharrës në PDK: Në gjirin e SHIK-ut, të gjithë keni me u djeg

PUBLIKUAR

Analisti Lumir Abdixhiku, ka komentuar aderimin e gazetares Arbana Xharra në PDK, duke thënë se kjo shoqëri është kalbur në thelb dhe ka humbur çdo vlerë.

Abdixhiku që është drejtor në Institutin “RIINVEST” , përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Pakurrizorja është bërë model. Sot kritika e përpjekja s’bëhen për besim në vlerë, por për peshkim të privelegjeve të pushtetit. Është pazar i trishtë” , transmeton Telegrafi.

Postimi i Abdixhikut:

“Nën gjirin e SHIK-ut;

Të gjithë keni me u djegë.

Matrapazat, hajnat, kriminelët, vrasësit, dhunuesit, kërcënuesit e kapësit e deridjeshëm – siç i quanit vet – s’janë më ndryshe sot. Sot më ndryshe jeni ju; të gjithë ju nën ta. Ju që për pak pushtet i bëni argat kapjes. Ju që bëni karrierë duke kritikuar të keqen, për t’iu bashkuar në fund të njëjtës së keqe. Të tillë s’i duheni shoqërisë këndej, keni gjetë vendin taman atje.

Fatkeqësisht, kjo shoqëri është e kalbur në thelb. Ka humbur me vlerë, me sanksion vlere, me integritet. Këtu kapësit riciklohen si hiçgjë, të tjerë devijojnë bindjet e jetës edhe më lehtë. Pakurrizorja është bërë model. Sot kritika e përpjekja s’bëhen për besim në vlerë, por për peshkim të privelegjeve të pushtetit. Është pazar i trishtë.

Por në gjithë këtë model pakurrizi, s’bën të gjejmë dëshpërim. Përkundrazi. Sa më të afërt që bëhen këta atje, aq më të fortë e përbashkët do të mbesin të tjerët këndej. Kapja është e përkohshme, faqebardhësia e përhershme” (sic), ka shkruar Abdixhiku.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...