Kryetari i Lidhjes Demkratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku ka thënë se është arritur dakordim mes subjekteve politike lidhur me deklaratën për vendimin e Gjykatës Speciale.
Diskutimet janë zhvilluar gjatë kësaj një ore e gjysmë sa është vonuar fillimi i seancës e cila ishte thirrur nga ora 11.
Para se të nis kjo seancë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se u harmonizua deklarata që pritet të miratohet.
“E kemi tekstin e harmonizuar dhe pres një përkrahje të plotë nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë deklaratë”, tha ai.


