Abdixhiku: Ne shprehim vullnet që Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të nisë së pari te deputetët

PUBLIKUAR

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti e mbështet Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ai madje se tha janë vullnetar që ky Projektligj të nisë nga deputetët, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku tha se deri më tani krimi ka qenë i lirë, teksa tani siç tha ai duhet të jetë i kushtueshëm.

 

“Këtë fjalë po e nisu duke i dhënë mbështetje konceptit të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ky koncept ka qenë pjesë e programit të LDK-së. Ne shprehim vullnet që ky Projektligj të nisë së pari te deputetët. Krimi ka qenë i lirë e tash duhet të jetë i kushtueshëm “, ka deklaroi ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kryetrari i LDK-së pati kritika lidhur me krijimin e strukturës organizative të Byrosë Shtetërore.

Për këtë ai paralajmëroi se do të japin edhe vërejtje teksa i ika kërkuar Qeverisë që të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias.

“Byroja sipas Projektligjit udhëhiqet nga një drejtor, e ky drejtor ka kompetenca më shumë sesa i gjithë sistemi i drejtësisë. Kjo Byro si është paraqitur në projektligj nuk është e pavarur. Askush nuk duhet ta gëzojë një fuqi të tillë. Ne do t’i japim vërejtjet tona, por do ta mbështesim. Ejani ta bëjmë një ligj të vërtetë, por në fillim kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias”, tha Abdixhiku. /

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...