Analisti Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook i ka quajtur tallës deputetë që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Thaçin president, por do të marrin pjesë në sallën e Kuvendit për të formuar kuorumin për zgjedhjen e Thaçit.
Abdixhiku ka theksuar se vota e tyre kundër Thaçit president nuk ka fare vlerë.
Lexojeni të plotë postimin e Abdixhikut:
“Sa tallës duken deputetët që në njërën anë thonë se do të marrin pjesë në seancë, e në anën tjetër promovojnë votë kundër Hashimit; me plot mburrje madje. Tallje e madhe madje.
Shihni. Pasi të keni marrë pjesë në votim, vota juaj kundër tij s’ka hiç rëndësi. Bërja e kuorumit nëpërmjet pjesëmarrjes është praktikisht votë pro zgjedhjes së tij. Ai ka nevojë për prezencën tuaj, jo për votën tuaj.
Është e thjeshtë. Nëse s’e doni njëmend President, mos i bëni kuorum. E nëse e doni President për 5 vjet, mos na ofendoni inteligjencën së paku; mbajeni përgjegjësinë deri në fund” (sic), ka shkruar Abadixhiku.


