Zyrtari i lartë i “Vetëvendosjes”, Boiken Abazi, përmes dy postimeve në Facebook, ka fyer të gjithë ata që e konsiderojnë nënë Kosovën.
Postimi i parë i Abazit:
Ideja e ndryshimit të psikologjisë kolektive në Kosovë nga “Nëna Shqipëri” te krijimi i një nëne të re, pra “Nëna Kosovë”, që lind “kombin” kosovar, e anashkalon faktin se “Nëna Kosovë” ka për “babë” Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist.


