Ish-lojtari i Luftëtarit, Kristal Abazaj, e ka nisur me këmbën e mbarë eksperiencën e tij të Anderlechti, ku u transferua në përfundim të këtij stinori.
Sulmuesi luajti 45 minuta e pjesës së dytë në sfidën miqësore ndaj PSV-së, që përfundoi me fitoren e belgëve me rezultatin 5-3 ku arriti ta gjejë rrugën e rrjetës, transmeton Gazeta Express.
Abazaj shënoi në minutën e 47’, para vetëm pak sekondave pas fillimit të pjesës së dytë dhe e çoi rezultatin përkohësisht në 3-2.
Ky ishte takimi i dytë që Abazaj luante për skuadrën belge, pas 45 minutave të luajtura në miqësoren e djeshme ndaj Roeselares, e cila përfundoi në barazim 1-1. /Gazeta Express/


