AAK: Urgjentisht të zbardhet incidenti në Gorazhdec

PUBLIKUAR

Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, incidenti i sotëm në fshatin Gorazhdec të Pejës, është një incident i rëndë dhe shumë i dyshimtë, që ndodh në një moment tepër të ndjeshëm.

“Pa dashur të paragjykojmë se kush mund të qëndrojë pas këtij incidenti, ai është bërë me qëllim të ndaljes së procesit të integrimit të pakicave në sistemin e Kosovës, një shembull i mirë i të cilit ka qenë edhe vetë Gorazhdeci. U bëjmë me dije të gjithë atyre që bëjnë kalukulime politike, se sulmet e tilla nuk do të mund t’i minojnë përpjekjet tona që serbët e Kosovës të jenë qytetarë të lirë e të barabartë me gjithë të tjerët, e as përcaktimin tonë se në asnjë situatë nuk do të pranohet rikthimi i ndikimit të shtetit të Serbisë në Kosovë. Kërkojmë që organet e rendit të bëjnë të pamundurën që ta zbardhin incidentin e fshatit Gorazhdec dhe ta njoftojnë opinionin publik se kush qëndron prapa skenarëve të tillë”, thuhet në reagimin e AAK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...