AAK dega në Lipjan ka njoftuar se kësaj dege iu bashkuan mbi 50 të rinjë profesionistë të fushave të ndryshme dhe studentë të dalluar. Të pranishmit i falënderuan kryetari i rinisë së AAK-së z. Dardan Ibrahimi, kryetari i Degës së AAK-së në Lipjan Fitim Selimi dhe nënkryetari Ilir Tasholli, transmeton LipjaniNews.com
“Sot në selinë e degës së AAK-së në Lipjan, me organizim të kryesisë së të rinjëve të AAK-së, Aleancës iu bashkuan mbi 50 të rinjë profesionistë të fushave të ndryshme dhe studentë të dalluar. Të pranishmit i falëndëruan kryetari I rinisë së AAK-së z. Dardan Ibrahimi, kryetari i Degës së AAK-së në Lipjan z. Fitim Selimi dhe nënkryetari z. Ilir Tasholli.

Me këtë rast kryetari Fitim Selimi para të rinjëve deklaroi se do të vazhdojë të punojë gjithmonë për të drejtën dhe të vertetën dhe se me të, të rinjët asnjëherë nuk do mbesin pas dore: “Është ndjenjë e mirë kur njeriu pasohet nga të rinjët me koncept të qartë për të ardhmen e tyre. Më ka ndodhur me mijëra herë që në punën që e bëj si kirurg, shumë prindër dhe familjarë të pacientëve të mi më thonë: Doktor Zoti një dhe ju, shpëtuat jetën e fëmijut tim.. Kjo është një ndjenjë e jashtëzakonshme e cila më jep fuqi për të vazhduar kontributin tim edhe në fushën politike duke ju ndihmuar njerëzve për të mirën e përgjithshme”. “ Prandaj secili profesionist duhet të jap kontributin e tij edhe në fushën politike në mënyrë që kushtet profesionale dhe mundësitë për të bërë më mirë të rriten”.
“Ndërsa nënkryetari i Degës z. Ilir Tasholli deklaroi: “Të jesh në AAK- është nderë dhe privilegj sidomos kur në krye të partisë kemi një lider të dëshmuar si z. Ramush Haradinaj dhe një kryetar të degës siq është dr. Fitim Selimi, prandaj bashkë me të gjithë ju Aleancën do e bëjmë partinë numër një””, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se të rinjët të silët sot u anëtarësuan në AAK, morën librezat e anëtarësisë të cilat i shpërndau kryetari Fitim Selimi dhë nënkryetarët e të rinjëve znj. Alketa Çadraku dhe z. Ermal Gashi. /LipjaniNews.com/




