AAK: Protesta do të jetë e qetë dhe madhështore

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi ka thënë se protesta e sotme do të jetë paqësore dhe qëllimi i saj është populli të shndërrohet në vendimmarrës në rastin e krizës politike.

“Mijëra qytetarë tashmë janë mbledhur në Prishtinë, ndërkohë që po vijnë edhe mijëra të tjerë. Masa e tubuar deri me tani, flet se kjo do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë, thuhet në deklaratën e AAK-së.

Po sipas AAK-së, me ditën e sotme, Qeveria e Kosovës e ka përfunduar mandatin e saj dhe prej sot ata më nuk mund të vendosin për të ardhmen e qytetarëve dhe të vendit.

“Kjo është festa më e madhe, sepse po i jepet fund një qeverisjeje të keqe për Kosovën”, përfundohet në komunikatën e kësaj partie. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...