AAK: Policia po i pengon protestuesit gjatë rrugës

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se Policia e Kosovës, ka filluar t’i ndalojë qytetarët që janë nisur për protestë pa asnjë arsye.

Sipas AAK-së, policia ka ndaluar kolonën me makina e autobusë në udhëkryqin e Klinës, gjoja për të legjitimuar qytetarët.

“I bëjmë thirrje policisë së Kosovës që të mos ndërhyjë me arsyetime banale, dhe të lejojë qytetarët që të qarkullojnë të lirë dhe të mbërrijnë në protestë, sepse kjo është e drejtë e garantuar me ligj, dhe policia nuk mund ta shkelë atë.

Është moment i ndjeshëm dhe policia duhet t’i kontribuojë mbarëvajtjes së protestës”, thuhet në reagimin e AAK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...