AAK: Paraqitja e raportit për liberalizim si fitore nga ana e Qeverisë, tallje me opinionin publik

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se tetë kriteret e papërmbushura nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe të nënvizuara nga Kosmisioni Evropian, në mënyrë që Kosova ta marrë dritën jeshile për liberalizimin e vizave, janë kritere serioze dhe vështirë të realizueshme me këtë qeverisje të papërgjegjshme.

Sipas AAK-së, përpjekjet e Qeverisë së Kosovës që Raportin e Komisionit Evropian për plotësimin e kritereve për liberalizim, ta paraqesë si fitore të saj, janë të papranueshme dhe tallje me opinionin publik.

“Qeveria e Kosovës duhet të japë përgjegjësi se pse i ka ndodhur që nga tetë kriteret e papërmbushura, tri të jenë nga sfera e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Po sipas AAK-së, në fakt kriteret e papërmbushura, ka vite që kanë qenë kërkesë dhe rekomandim i Komisionit Evropian, dhe është e mundur që ato, me këtë qeveri, të përsëritën në pakufi!

Në këtë kontekst, AAK, kërkon që Qeveria e Kosovës të marrë përgjegjësinë për kriteret e papërmbushura, t’i gjejë njerëzit përgjegjës dhe ndaj tyre të marrë masa, si dhe t’i shtrohet punës në përmbushjen e obligimeve që ka marrë.

“Duke filluar nga luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në radhët e veta fillimisht, e më pastaj t’i adresojë edhe çështjet tjera, siç është azilkërkimi, menaxhimi i kufijve, lëvizja e lirë e kështu me radhë. Qeveria është fajtore pse populli i Kosovës akoma nuk e ka marrë liberalizimin e vizave e jo Bashkimi Evropian”, përfundohet në reagimin e AAK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...