AAK: Njoftimet për përfshirjen e AAK-së në qeveri, janë shpifje

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka sqaruar se nuk e ka në plan të hyjë në këtë qeveri, por mund të bëhet pjesë e një qeverie, vetëm pas zgjedhjeve.

Përmes një reagimi për media, AAK sqaron se as njerëzit e AAK-së, e as Ramush Haradinaj, nuk kanë pasur biseda me Kadri Veselin, as me eksponentë të LDK-së, as me ndërkombëtarë, për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

“Të gjitha informatat për këtë  janë një rrenë e madhe”, thuhet në reagim.

Po ashtu thuhet se AAK me asnjë çmim nuk do të bëjë veprime, që do ta rehabilitonin dhe do ta amnistonin qeverinë aktuale, nga ajo që e konsiderojnë agresion në sistemin kushtetues dhe territorit të vendit.

“Krejt çka kërkojmë nga kjo Qeveri, është që ajo të japë llogari për veprimet antikushtetuese, të japë dorëheqje dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...