AAK në Prishtinë merr drejtimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion të  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn, me ç’rast u bë formalizimi dhe konkretizimi i marrëveshjes për koalicion në Komunën e Prishtinës.

Kryetari Ahmeti falënderoi AAK-në për mbështetjen e vazhdueshme që ka pas nga Grupi i Asamblistëve të AAK-së pa asnjë kusht në Kuvendin Komunal.

Ai tha se diskutimet kanë filluar para disa javësh dhe se ato janë zhvilluar edhe me subjekte të tjera politike, për ta krijuar shumicën e nevojshme në mënyrë që të zhbllokohet puna në Kuvendin Komunal dhe të arrihen synimet.

Ai po ashtu bëri të ditur se Grupi i Asamblistëve të AAK-së tani e tutje do të koordinohet me Grupin e Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq nga tani e tutje, AAK-ja merr në drejtim Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, e cila deri më tash është udhëhequr nga Nënkryetari, Dardan Sejdiu.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me fitoren e kryetarit Shpend Ahmeti, AAK-ja ka marr vendim politik që ta përkrah këtë qeverisje dhe politikat e kryetarit Ahmeti pa kushte.

Ai potencoi se tani është e nevojshme krijimi i një shumice dhe se janë të gatshëm për partneritet me qëllim që t’iu shërbejnë sa më mirë qytetarëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...