AAK: Mustafa dhe Thaçi po kërcënojnë nga dëshpërimi

PUBLIKUAR

AAK thotë se paraqitja dëshpëruese në konferencë shtypi, menjëherë pas protestës, e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe e zëvëndëskryeministrit Hashim Thaçi, dhe për më tepër fjalori kërcënues e fyes në adresë të mbi 100 mijë qytetarëve që sot morën pjesë në protestë, flet për gjendjen jo stabile dha alarmante të tyre.

“Ata e kanë humbur edhe arsyen edhe përgjegjësinë dhe për më tepër fjalori kërcënues i tyre, është shqetësues për këtë vend”, thuhet në kumtesen e AAK-së.

“Ne e kuptojmë gjendjen e tyre të rëndë, sepse më në fund po përballen me sovranin i cili do t’ju japë përgjigjen e merituar dhe do t’i flakë në pluhurin e harrësës dhe turpit”.

“Shoqëritë e ndryshme, e edhe kjo e Kosovës, ka njohur dikatorë më të medhenj se sa që janë duke na u shfaqur tashmë Mustafa dhe Thaçi, por edhe ata kanë përfunduar të poshtëruar nga qytetarët”, thotë AAK.

“Të njëjtin fat do ta kenë edhe këta kontrabandues të vullnetit qytetar, para zgjedhjeve të fundit dhe tash. Zëri i mbi 100 mijë qytetarëve nuk mbytet, pse Mustafa dhe Thaçi, vjellin vrerë mbi ta”, thuhet në reagimin e AAK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...