AAK: Me asnjë çmim, nuk do të jemi pjesë e Qeverisë Mustafa

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës demanton zërat se kjo parti mund të bëhet pjesë e Qeverisë Mustafa, duke i cilësuar informatat e tilla si produkt i “mediumeve të sponsorizuara”, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë reagimin e AAK-së:

“Qëndrimi parimor dhe i vendosur i AAK-së, për të kundërshtuar keqqeverisjen dhe për ta bërë opozitarizmin sipas parimeve që e udhëheqin këtë parti, i ka çuar peshë disa mediume të sponsorizuara, herë nga njëra e herë nga pala tjetër,  që të fabrikojnë rrena se si AAK po hyn në qeveri!  
Ky reagim s’ka të bëjë me këto mediume e as me sponsorët e tyre, por është sqarim për opinionin publik.  
AAK, me asnjë çmim, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Mustafa. 
Prandaj fushata e rrenave, nuk do të mund ta dëmtojë më AAK-në, sepse qytetarët po i shohin vlerat e secilit. 
Me këtë qeveri do të shihemi vetëm në zgjedhje, të cilat s’mund t’i ndalë kush!”, thuhet në reagimin e AAK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

IPK nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka monitoruar reagimin e zyrtarëve policorë gjatë protestës së...

Buja: Gazmend Bytyqi është veteran, e rrëzoi polici i shtetit për të cilin ai derdhi gjak

Shukri Buja nga reaguar lidhur me protestën e djeshme në Prishtinë. Ai ka publikuar...

Bedri Hamza: Votojeni ligjin, krejt partitë kanë ish-ushtarë të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kërkesa e partisë së tij është...