AAK-Lipjan, Formon grupet punuese për përgaditjen e zgjedhjeve në nëndegë

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Lipjan, ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses fazën e parë të formimit të grupeve punuese në qendrat e vendvotimeve në tërë Komunën e Lipjanit!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Lipjan, në vazhdën e procesit të brendshëm zgjedhor, ka përmbyllur me sukses fazën e parë të formimit të grupeve punuese në qendrat e vendvotimeve në tërë Komunën e Lipjanit!

Grupet punuese për përgaditjen e zgjedhjeve në secilën nëndegë, në ditët në vazhdim do formojnë secila grupin e veqantë për organizimin e kuvendit zgjedhor të nëndegës dhe koordinatorët e nëndegëve do të paraqesin raportin e tyre në afat prej 15 ditëve.


Faza tjetër e procesit të brendshëm zgjedhor, ajo e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë do të filloj brenda pak ditëve. Me këtë rast ftojmë të gjithë anëtarët dhe aktivistët e AAK-së që të jenë aktiv dhe participues në këtë proces të rëndësishëm për AAK-në dhe tërë Kosovën.
Selia e AAK-së në Lipjan është e hapur çdo ditë nga ora 10:16:00, për çdo informatë rreth procesit zgjedhor dhe anëtarësimit mund të drejtoheni te administratori i selisë z. Faton Ademi!

Zyra për Informim
AAK-Lipjan
Numri kontaktues : 045-960-450

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...