AAK kundër takimit Mustafa-Vucic, shkak ndalimi i Haradianjt

PUBLIKUAR

Avni Arifi, kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë e ka komentuar mundësinë e takimit të kryeministrit Isa Mustafa, me homologun e tij serb Aleksandër Vucic.

Arifi ka thënë se përderisa Ramush Haradinaj gjendet në Francë, takimi i Mustafës me Vucicin është injorim total i zërit të qytetarëve dhe protestave që u organizuan ditëve të fundit rreth lirimit të Harinajt si dhe ndaljes së bisedimeve me Serbinë.

Ky është postimi i plotë i Arifit:

“Takimi i mundshëm i Kryeministrit të Kosovës me Kryeministrin Serb përderisa Ramush Haradinaj mbahet pa asnjë bazë në Francë është miratim i heshtur i kësaj ndaljeje. Një takim i tillë është injorim total i të gjitha protestave të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përgënjeshtrim i të gjitha deklaratave të deritanishme të zyrtarëve qeveritarë lidhur me poternicat”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...