AAK: Jemi kundër maskaradës së votimit për president

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) theksoi se hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, është e keqja më e vogël në krahasim me atë që po provon të bëjë pushteti me maskaradën e votimit për president.

“Edhe deputetët e AAK-së janë pjesë e këtij aksioni dhe ata vlerësojnë se më mirë është të përballen me masat juridike të hedhjes së gazit, se sa të përballen me një vendim që do ta çojë vendin në një situatë krize të përgjithshme e me pasoja shumë më të mëdha. Kemi parë që policia e ka arrestuar deputetin Bali Muharremin, por kjo nuk do ta zmbrapsë as AAK-në e as Opozitën e Bashkuar, nga kauza e drejtë e saj”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...