AAK e Nisma të gatshëm për rinegociim të Asociacionit

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën e përbashkët me liderin e partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limjan janë shprehur këmbëngulës në kërkesat e tyre dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në këtë konferencë për gazetarë, ata folën edhe për protestën e 14 majit, të cilën e quajtën si një mbështetje të qytetarëve në kauzën e tyre.

Numri një i AAK-së tha se dy temat që po e rëndojnë Kosovën më së shumti janë ndërhyrja e Serbisë dhe keqqeverisja.

Ndërsa, lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sipas liderëve të këtyre dy partive, kanë thënë se kjo çështje duhet të rinegociohet, pasi gjykata Kushtetuese e ka gjetur shkalje, duke ndryshuar kështu qëndrim nga koha kur koalicionin opozitar ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, kur ishin kategorikisht kundër këtij asociacioni.

“Janë dy tema që e rëndojnë Kosovën, ndërhyrja e Serbisë në Kosovë dhe keqqeverisja. Protesta e 14 majit dëshmoi mbështetjen e qytetare kundër këtyre dy gjërave”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Ne takimin me komisionerit të BE-së, Johannes Hahn kam propozuar që marrëveshja për Demarkacionin të negociohet në Bruksel, por se nuk ka marr ndonjë përgjigje lidhur me këtë propozim.

Ndërsa kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka insistuar se zgjidhja më e mirë të gjitha problemeve, vazhdon të jetë organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Do të vazhdojmë kundërshtimin  e kësaj qeverie dhe jemi duke punuar që të shpalosim alternativat tona. Ne mendojmë se e vetmja zgjidhje për të dal nga kriza janë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Limaj.

SHIKO MË SHUMË

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...