AAK e Nisma bojkotojnë fjalimin e Thaçit në Kuvend, VV-ja ende pa qëndrim

PUBLIKUAR

Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, nuk do të marrin pjesë në seancën e së premtes në të cilin presidenti Hashim Thaçi do tu adresohet deputetëve në fjalimin e fundvitit.

Këtë për lajmi.net e kanë konfirmuar zyrtarë të dy partive. Ndërsa partia më e madhe opozitare Vetëvendosje, do të dal më qëndrim për këtë seancë gjatë ditës.

Seanca e veçantë ku presidenti Thaçi do të mbajë fjalimin e fundvitit para deputetëve, do të fillojë në orën 11:00.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka bërë të ditur  për lajmi.net se nuk do të jenë në seancën e nesërme për të dëgjuar fjalimin e presidentit.

Ne si AAK nuk do të marrim pjesë në seancë”, ka thënë Haxhiu.

Edhe shefja e grupit parlamentar në Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë  bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e adresimit të presidentit.

Jo, nuk do të marrim pjesë në seancë”, ka thënë Bajrami, për lajmi.net.

Fjalimi vjetor disa nga deputetët e opozitës nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë fjalim, për arsye se nuk e kanë pranuar Thaçin president që nga dita e zgjedhjes së tij.

Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ende është  pa qëndrim sa i përket pjesëmarrjes në këtë fjalim.

“Ende nuk kemi qëndrim, gjatë ditës do ta bëjmë publike”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti.

Partitë opozitare të cilat kanë kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si president, kanë bojkotuar edhe takimet për reformën zgjedhore të thirrura nga Thaçi.

Adresimi i Presidentit të vendit para deputetëve është obligim kushtetues, në të cilin I para I vendit raporton për punën një vjeçare të tij.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...