Në Liga Total në Lipjan ketë javë do luhet xhiroja e 9-të në Super Lige ku priten ndeshje interesante ndersa disa analiste të vetë ofruar në faqe kanë dhëne një përshkrim gazetaresk për skenarët e mundshëm në Super Lige.
Në fund kampionati do përfundoje me play of ku katër ekipe do luftojnë për trofeun më të mirit në Lipjan. Avni Ita,Gumnasella,Bajrami dhe Venezia për momentin janë top kandidatet për të përfunduar në top 4-she por duke parë kontingjentin aktual të ekipeve pres që Akllapi,Etika dhe eventualisht Termax, Mbreterit,Standard Benz,Blendi Center mund të tentojnë të futen në ketë valle.
Akllapi me rikthimin e formës së mirë dhe ardhjen e Visar Krenzin në porte duket tjetër skuadër tashmë dhe teksa kanë ngelur edhe 9 xhiro deri në fund skuadra e Akllapit mund të synojë vendin e katërt minimalisht.Standard Benz tashmë do jetë më e fortë me Premtim Konjufcen dhe Xhavitin(rikthehet pas dy javësh) dhe nuk do jetë befasi nëse skuadra nga Llugaxhia fillon të ngjitet dukshëm në tabele.Standard Benz ka përvoje dhe brumin e duhur për ketë punë .Termax duket e fortë por ndoshta i mungon përvoja ndërsa, Mbreterit kanë kontingjent të kufizuar lojtaresh. Sa për Blendi Center,ata kanë ekip të mirë dhe favorite por Blendi Center nuk po arrin të bindë me lojë sa duhet.
Mobi Shop Gaxha,Gllogovci dhe Nipat e Dajes janë ato ekipe të cilat nuk kanë mundësi ndoshta të kërkojnë play ofi-in por do i prishin punë ekipeve të medha. Mobi Shop Gaxha është e papërshtatshme për këdo ndërsa Nipat e Dajës kanë formacion të frikshëm por jo qendrushmeri në lojë dhe ndoshta kanë edhe një doze mendjemadhësie tek disa lojtare. Gllogovci po ecën shumë mirë si ekip por i mungojnë yjet për të luftuar për më shumë.
Nivela do zbresë në renditja si pasojë e dobësimit të ekipit ndërsa Xhamia e Magures, Professiona Electro,Sllovia dhe Besa do luftojnë me njëra tjetrën për ti ikur rënies nga elita e futbollit Lipjanas./ http://ligapitpower.com//


