A po respektohet ligji anti-duhan në Lipjan?

PUBLIKUAR

Ligji antiduhan është një nga ligjet më të rëndësishme të miratuara në Republikën e Kosovës.
Ky ligj që ndalon pirjen e duhanit në hapësirat e mbyllura në ambiente publike, nuk po respektohet apsolutisht në komunën e Lipjanit.

Në shumë vende publike si në institucione komunale, shkolla, toalete të shkollave të mesme, e veçmas nëpër kafiterit e qytetit të Lipjanit fare nuk respektohet ky ligj. Klientët pa hezitim pinë duhan dhe më e keqja pronarët e kafiterive dhe restoranteve nuk marrin masa.

Drejtoria e Inspektoriatit komunal që është përgjegjës për monitorimin e këtij ligji në teren, nuk po e kryen punën si duhet, prandaj kemi një situatë të rëndë në komunën tonë.

Është e pa drejt që këta “inspektor” të paguhen me taksat tona për mospunë, për papërgjegjësi totale. “Nuk ki pse hynë në kafe të Lipjanit, prej tymyt”.

Është për keqëardhje që qytetarët “duhanpirës pasiv” dhe veçmas të rinjët, bartin pasoja fatale për shëndetin, duke nejtur në ambiente të mbyllura ku konsumohët duhani kaq shumë, thuhet në komuniktën e RDK-së, transmeton LipjnaiNews.

SHIKO MË SHUMË

“Për trimëri e heroizëm”, Gucati dekoron veteranin e UÇK-së, Bekim Metaj

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka ndarë dekoratë për heroizëm dhe trimëri veteranit...

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...