A po përdoren standarde të dyfishta për deputetët ‘gaz-hedhës’?

PUBLIKUAR

Deputetët opozitarë të Kuvendit të Kosovës, që “zbuluan” hedhjen e gazit lotsjellës si shenjë pakënaqësie me marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës, nuk do të “amnistohen” nga Prokuroria e Shtetit.

Kjo e fundit duket se do t’i risjellë në Gjykatë me ngritje aktakuze katër deputetët e parë opozitarë që gjuajtën gazin lotsjellës, Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun, por jo dhe deputetët e tjerë.

Gjuajta e gazit u ka shkaktuar atyre ballafaqim me organet e drejtësisë, ku disa prej tyre u paraburgosën e disa të tjerë qëndruan në arrest shtëpiak për 30 ditë, shkruan gazeta “Zëri”.

Mirëpo, procedura gjyqësore ndaj deputetëve është duke vazhduar akoma, por pa ndonjë vendim të gjyqtarit për ta hedhur poshtë aktakuzën apo për të proceduar më tutje me lëndën.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, e konsideron si të padrejtë qëndrimin e Prokurorisë ndaj tyre, duke e quajtur persekutim që u bëhet atyre.

“Sipas informacioneve që i kemi dhe sipas procedurave ligjore, ndonëse e padrejtë, procedura ndaj nesh është duke vazhduar ende. Përgjatë gjithë kohës ne e kemi konsideruar si proces të padrejtë dhe persekutim politik ndaj deputetëve të opozitës. Në përputhje me Kodin e Procedurës Penale tani jemi në fazën e kundërshtimit të provave dhe kundërshtimit të aktakuzës, në këtë drejtim kemi dërguar kërkesat tona për këto të fundit”, ka thënë deputetja Haxhiu.

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...