A po mobilizohen partitë për zgjedhje të reja. Mblidhen degët e LDK-së në Prishtinë!

PUBLIKUAR

Kriza politike në vend, duket se ka mobilizuar partitë politike që të përgatiten për zgjedhje eventuale. Burime të Gazetës Blic brenda LDK-së kanë theksuar se sot kjo parti do t’i mbledh degët e saja në Prishtinë.

“Nga ora 16:00 degët e LDK-së në Prishtinë kanë takim. Në këtë takim do të flitet për Statutin e Partisë, mirëpo realisht mbledhja është thirrur që të diskutohet edhe për zhvillimet politike në vend dhe për mobilizimin e strukturave partiake, për shkak të mundësisë që vendi shumë shpejt të shkoj në zgjedhje të reja”, ka theksuar ky zyrtar i lartë i LDK-së në kushte anonimiteti.

Kohëve të fundit, pos LDK-së edhe PDK për tri ditë radhazi e ka mbledhur Kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve. Në këto takime është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për mobilizimin e elektoratit.

Duarkryq nuk kanë qëndruar as partittë opozitare. Në fundjavën e shkuar, tri partitë opozitare: VV, AAK e Nisma për Kosovën kanë mbajtur një takim të përbashkët me strukturat partiake, ku është vendosur për hapat e mëtutjeshëm për zhvillimet politike në vend.

Se ka indikacione për zgjedhje të reja, flet edhe fakti që edhe Behgjet Pacolli, ka nisur që ta rifuqizoj partinë.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, AKR është duke u bërë oferta të shumta atyre që kanë përfunduar studimet në vendet e ndryshme dhe që janë ekspert të fushave të ndryshme.

Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit, gjegjësisht dështimi i zgjedhjes së tij në krye të shtetit, do ta dërgoj vendin me automatizëm në zgjedhje të reja.

Në anën tjetër, analistët politik konsiderojnë se zgjidhja e vetme për të dalë vendi nga kjo krizë në të cilin është futur, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare./ Gazeta Blic

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...